Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasaili ka reaguar ashpër pas votimit në mesnatë të socialistëve të cilët morën në mbrojtje Olta Xhaçkën duke mos çuar mandatin e saj në Gjykatën kushtetuese. Sipas Vasilit, ky është një “puç” shumë i rëndë Kushtetues nga qeveria e Edi Ramës, duke asgjësuar “de jure” dhe “de fakto” shtetin ligjor. Vasili thekson se Shqipëria është nën sulmin më të rëndë te mafies.
Reagimi nga Petrit Vasili:
“Rama dhe maxhoranca mafioze rilindase në Kuvend rrëzuan për herë të tretë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese per Xhaçkën. Ky është një puç Kushtetues shumë i rëndë i ndërrmarë nga mafia qeveritare e diktuar nga interesat e parave të pista të narkotrafikut dhe trafiqeve të çdo lloji. Ky është akti final i rënies së shtetit.
Sot Gjykata Kushtetuese, institucioni Suprem i Drejtesise dhe Shtetit Shqiptar është asgjësuar nga banda mafioze që ka rrëmbyer qeverisjen e vëndit dhe është ulur këmbëkryq ne Parlamentin shqiptar. Sot shteti ligjor de jure dhe de facto është asgjësuar. Rama dhe banda e tij nuk njeh as Gjykatën Kushtetuese pra Shqiperia është nën sulmin më të rëndë te mafies.
Askund në Europë nuk ka guxuar të ndodhë një puç i tillë i paimagjinueshëm. Ndaj një qeverie që nuk njeh as Gjykatën Kushtetuese çdo veprim qytetar është legjitim ashtu si çdo veprim kundër juntës mafioze që ka zaptuar vendin”, shkruan Vasili.
