Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, u bëri thirrje forcave të policisë që të mos arrestojnë apo shoqërojnë protestuesit dhe të lejojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë.
Noka deklaroi se ndërhyrjet e policisë tregojnë panik nga ana e qeverisë dhe u kërkoi efektivëve të zbatojnë ligjin, jo urdhrat politikë. Ai theksoi se çdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit dhe paralajmëroi që të mos preket asnjë qytetar.
Sipas tij, protestuesit ndihen të vjedhur dhe të shantazhuar, ndërsa shoqërimet dhe arrestimet gjatë një proteste qytetare janë shenjë frike dhe jo zbatim i ligjit.
