“Balluku ka kontaktuar familjarë të gjyqtarëve”, Llabani: Rrezik për presion dhe vepra të tjera penale

Data

Gazetarja Anduena Llabani ka ngritur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se vijimi i saj në detyrë përbën rrezik real për ushtrimin e presionit mbi institucionet që kanë në dorë fatin e çështjes së saj.

E ftuar në një emision televiziv, Llabani tha se, sipas prokurorëve të SPAK, ekzistojnë prova që Balluku ka takuar persona shumë pranë, përfshirë familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim ndikimin në vendimmarrjen ndaj saj.

Sipas saj, prokuroria ka nënkuptuar se veprimet e Ballukut mund të përbëjnë rrezik për kryerjen e veprave të tjera penale, pikërisht për shkak të funksionit të lartë shtetëror që ajo ushtron ende.

“Prokurorët e SPAK kanë prova se Belinda Balluku ka kontaktuar familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të favorizuar një vendim në dobi të saj. Me ushtrimin e detyrës, ajo mbetet një rrezik potencial për ndërhyrje dhe presion”, u shpreh Llabani.

Gazetarja theksoi se anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ndodhen nën hetim dhe se, ndonëse nuk mund të thuhet nëse janë prishur prova, shqetësimi i SPAK lidhet drejtpërdrejt me ndikimin e mundshëm politik gjatë kohës që Kuvendi dhe Gjykata po zvarrisin vendimmarrjen.

Sipas Llabanit, zvarritja e procesit dhe ndërkohë kontaktet me rrethin familjar të gjyqtarëve përforcojnë dyshimet për tentativa ndërhyrjeje në drejtësi, duke e bërë çështjen edhe më sensitive për shtetin ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related