Protesta e PD nesër në Tiranë, policia bllokon akset kryesore

Data

Policia e Tiranës ka bërë publike planin e masave për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:00, përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e policisë kanë marrë masa për garantimin e rendit publik, sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës publike e private, në zbatim të ligjit “Për tubimet”.

Në kuadër të këtij plani, do të ketë kufizime të forta të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Nga ora 23:45 e mbrëmjes së sotme do të bllokohet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”, deri në përfundim të protestës.

Ndërsa ditën e nesërme, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në:

  • Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”
  • Rrugën “Ukraina e Lirë”
  • Rrugën “Papa Gjon Pali II”
  • Rrugën “Ismail Qemali”

Policia njofton se, në varësi të situatës, mund të ketë bllokime edhe në akse të tjera rrugore, ndërsa qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative.

Në fund, Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen në zonat e bllokuara dhe të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related