Samiti i katërt i Diasporës mbahet më 14–15 prill në Tiranë

Data

Tirana do të kthehet në qendrën e bashkimit të shqiptarëve nga e gjithë bota, duke mirëpritur Samitin e katërt të Diasporës, i cili do të zhvillohet më 14 dhe 15 prill 2026.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ky samit synon të rikthejë diasporën “në shtëpi”, duke krijuar një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni të përbashkët mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Sipas MEPJ-së, Samiti i katërt i Diasporës do të shërbejë si një platformë për ndarjen e ideve dhe përvojave, si dhe për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe institucioneve shqiptare. Qëllimi kryesor është rritja e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore të Shqipërisë.

Ministria u bën thirrje shqiptarëve në mbarë botën që të marrin pjesë në këtë takim të rëndësishëm dhe të kontribuojnë me ide dhe projekte konkrete për vizionin “Shqipëria 2030”.

Samiti i Diasporës është konceptuar si një forum gjithëpërfshirës, ku prezantohen politika shtetërore dhe iniciativa që synojnë të nxisin bashkëpunimin e qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe diasporës, duke theksuar rolin kyç të saj në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related