Betejë kushtetuese për McGonigal dhe 11 Majin: PD e çon Kuvendin në gjyq publik

Data

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike dy çështje me peshë politike, pas ankimimit të Partisë Demokratike për refuzimin e ngritjes së Komisioneve Hetimore nga Kuvendi. Bëhet fjalë për hetimin e marrëdhënieve të zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, si dhe për verifikimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Deputetët e PD-së, të paktën një e katërta e Kuvendit, i kanë kërkuar Kushtetueses të përcaktojë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke argumentuar se refuzimi i mazhorancës bie ndesh me Kushtetutën. Gjykata ka pranuar shqyrtimin e mosmarrëveshjes së kompetencës dhe do të vendosë nëse vendimet e Kuvendit për mosmiratim janë antikushtetuese.

Në njoftimin zyrtar, Kushtetuesja sqaron se seanca publike do të trajtojë:

  • ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me McGonigal;
  • kontrollin e veprimtarisë së pushtetit qendror e vendor dhe përdorimin e administratës për qëllime elektorale më 11 maj 2025.

Paralelisht, Gjykata Kushtetuese ka pranuar edhe kërkesën e Sali Berishës për shqyrtimin e masës “detyrim paraqitjeje” në çështjen “Partizani”. Kërkesa do të shqyrtohet mbi bazën e dokumenteve, ndërsa data e seancës nuk është përcaktuar ende.

Vendimet e pritshme pritet të kenë impakt të fortë politik dhe institucional, duke testuar balancat mes Kuvendit dhe opozitës, si dhe rolin e kontrollit parlamentar në çështje me interes të lartë publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related