Nard Ndoka konfirmon pjesëmarrjen në protestë: Detyrim qytetar, jo zgjedhje politike

Data

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër, e thirrur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndoka u shpreh se prania e tij në protestë nuk lidhet thjesht me një qëndrim politik, por me një detyrim qytetar përballë situatës në vend.

“Po, do të jem në protestë. Në një vend ku korrupsioni është kthyer në sistem qeverisjeje dhe arroganca në mënyrë komunikimi, prania në protestë nuk është zgjedhje politike, por detyrim qytetar,” deklaroi Ndoka.

I pyetur për kritikat e tij të mëparshme ndaj Partisë Demokratike dhe mënyrës së protestimit të opozitës, Ndoka theksoi se problemi kryesor nuk është opozita që proteston, por qeveria që, sipas tij, vjedh, tall qytetarët dhe sillet sikur pushteti është trashëgimi familjare. Ai shtoi se kritikat ndaj opozitës nuk duhet të shërbejnë si justifikim apo mburojë për qeverinë.

Ndoka u shpreh se një protestë e vetme nuk e rrëzon një qeveri, por protestat janë tregues i qartë se një qeveri ka humbur lidhjen me realitetin dhe me qytetarët. Sipas tij, qeveritë nuk bien vetëm përmes votës, por edhe kur shoqëria pushon së besuari se ato kanë arsye për të qëndruar në pushtet.

Në përfundim, kreu i PDK-së theksoi se protesta është një instrument legjitim i qytetarëve për të kundërshtuar një qeverisje që, sipas tij, është e kapur në korrupsion dhe krim zgjedhor, duke nënvizuar se reagimi qytetar është i domosdoshëm në momente të tilla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related