Me 18 deputetë të grupit të Rithemelimit pas vetes, ngjiti dje shkallët e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Salianji, i dënuar nga shkalla e parë për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me çështjen ‘Babalja’, inskenimi i audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në akuzua për trafik droge. Megjithatë seanca nuk u mbajt dhe u shty për më 24 prill ora 10:00, pas kërkesës së avokatit të të akuzuarit tjetër Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati. Pas një debati mes avokatit dhe gjyqtares iu la kohë mbrojtjes së Olldashit për të dorëzuar kërkesën me shkrim për përjashtim të njërës prej anëtarëve të trupit gjykues. Jashtë gjykatës deputeti Salianji foli edhe një herë për proces politik, ndërsa nuk i kurseu akuzat e forta ndaj Artan Gjermenin, gjyqtarit që shkallës së parë që dha vendimin për dënimin e tij me 1 vit burgim 5 vite më parë. Gjyqtari që ka marrë vendimin në shkallë të parë, që është Artan Gjermeni, është në përgjimet e prokurorisë italiane, kam vendimin që ishte zar, shërbëtor i fëlliqur i Enver Dollakut dhe një personazhi i bandës së Lushnjës që quhej “i vogli”. Është rasti i parë që një deputet gjykohet nga një gjykatë e juridiksionit të përgjithshëm dhe jo nga SPAK për shkak se është një situatë surreale”, deklaroi Salianji.
Shtyhet seanca për “Babalen”, Salianji akuza ndaj gjyqtarit që e dënoi: Zar, shërbëtor i fëlliqur i Enver Dollakut dhe personazhit të bandës së Lushnjës
Data
