Balluku në pritje të verdiktit, Kushtetuesja tërhiqet: Vendimi brenda 30 ditësh, SPAK nuk lëviz

Data

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me masën e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gazetarja Anila Hoxha bëri me dije se nuk ka ende një datë të saktë për shpalljen e vendimit, por sipas afateve ligjore, Gjykata ka deri në 30 ditë kohë nga zhvillimi i seancës për t’u shprehur.

Sipas saj, nga mënyra sesi u zhvillua seanca dhe nga qëndrimet e palëve, SPAK nuk pritet të tërhiqet nga kërkesa për pezullimin e Ballukut nga detyra. Prokuroria ka argumentuar se rikthimi i saj në funksion mund të ndikojë në procesin hetimor dhe të rrezikojë provat.

Gjatë seancës, gjyqtarët janë ndalur te raporti mes mandatit të deputetit dhe funksionit ekzekutiv të ministrit, si dhe te kufijtë e kompetencave të kryeministrit përballë masave të vendosura nga drejtësia.

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, ka theksuar se rikthimi në detyrë ka sjellë efekte konkrete dhe ka ngritur shqetësimin për mundësinë e ndikimit mbi provat dhe dëshmitarët, duke ruajtur sekretin hetimor.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë përcaktues për balancën mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, si dhe për ecurinë e mëtejshme të hetimeve ndaj një prej figurave kryesore të qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related