“Me dy ndjesa të munguara s’bëhet propagandë”/ Bardhi: Kjo foltore nuk është për mashtrime

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për mungesë koherence dhe standarde të dyfishta në qëndrimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bardhi u ndal te deklaratat e mëparshme të Ramës për presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e kishte quajtur “turpi i njerëzimit”, ndërkohë që sot e paraqet si një lider që synon paqen globale.

Sipas Bardhit, përpara çdo përpjekjeje për propagandë politike, përfaqësuesit e mazhorancës duhej të nisnin fjalën me ndjesë publike ndaj shqiptarëve për këto deklarata, që sipas tij kanë rrezikuar marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-të.

Ai kritikoi edhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke theksuar se kishte dy ndjesa të munguara përpara se të fliste nga foltorja e Kuvendit. “Me dy ndjesa të munguara, në këtë foltore nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me SHBA dhe presidentin e saj”, u shpreh Bardhi.

Në vijim, kreu i grupit parlamentar të PD ngriti edhe shqetësime për shkelje procedurale lidhur me projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke vënë në dyshim urgjencën e shqyrtimit dhe rendin e kërkesave të depozituara nga Këshilli i Ministrave dhe Grupi Parlamentar i PS.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related