“Sa më shumë llum, që të shkëlqejë më shumë Rama”/ Balliu: Ka rënë çdo gjë, s’ka më vlerë, është bërë qesharake

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur akuza të forta për atë që e cilëson si një skemë të rëndë korruptive në industrinë e armatimit, e cila sipas tij jo vetëm dëmton buxhetin e shtetit, por cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe pozicionin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Në një intervistë televizive, Balliu deklaroi se kompania “Kajo”, e përfshirë në tenderë të Ministrisë së Mbrojtjes, është një kompani fiktive, pa kapacitete reale financiare, e ndërtuar si një mekanizëm korrupsioni. Sipas tij, 45% e aksioneve të kësaj kompanie i janë shitur Ron Jefet për vetëm 490 euro, ndërkohë që pretendohet se kompania ka një xhiro prej rreth 10 milionë eurosh.

“Ky është fiktivitet i pastër. Kur kompanitë janë fiktive dhe personat e përfshirë janë të skeduar për korrupsion, qëllimi është i qartë: vjedhja e parave publike dhe cënimi i sigurisë kombëtare”, u shpreh Balliu.

Ai përmendi gjithashtu një tjetër rast shqetësues, atë të kompanisë izraelite “Elbit”, e cila sipas tij është nën hetim në vendet e NATO-s dhe për këtë arsye i janë pezulluar kontratat, ndërsa në Shqipëri vijon të fitojë kontrata shumë të mëdha, të cilat mbahen sekrete. Balliu theksoi se këto kontrata arrijnë vlera deri në 650 milionë euro.

“Ndryshe nga vendet e tjera të NATO-s, ku kontratat e sigurisë janë publike për transparencë ndaj qytetarëve, në Shqipëri ato klasifikohen si sekrete. Kjo tregon qartë se synimi nuk është mbrojtja, por vjedhja”, tha ai.

Sipas Balliut, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm në nivel politik, por kërkohet ndërhyrje urgjente e SPAK dhe reagim nga partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se institucionet në Shqipëri janë të degraduara dhe se besimi te shteti ka rënë.

“Nuk ka më vlerë asgjë. Ka rënë çdo institucion. Gjithçka është bërë qesharake. Kriminelët shkëlqejnë në llum, prandaj Ramës i duhet sa më shumë llum që të shkëlqejë më shumë”, deklaroi Balliu, duke theksuar se shpresa e vetme për ndryshim janë qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related