“35 vite përballë dhunës dhe mashtrimit”/ Berisha: Opozita nuk u thye, partia e krimit dështoi

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një takimi të turit të Foltores në Tiranë se opozita shqiptare ka mbijetuar për 35 vite përballë presionit, dhunës politike dhe përpjekjeve sistematike për ta asgjësuar.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike u krijua në kushtet më armiqësore të mundshme, në një kohë kur kundërshtimi i pushtetit ishte i rrezikshëm, por ia doli të rrëzojë diktaturën dhe të vendosë themelet e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Ai theksoi se demokratët kanë sakrifikuar për ideale, për lirinë e individit, për votën e lirë dhe për familjen.

Sipas tij, për vite me radhë “partia e krimit” ka tentuar të shkatërrojë opozitën përmes presionit, manipulimit dhe kapjes së institucioneve, por nuk ka arritur ta mposhtë. Berisha nënvizoi se opozita ka bërë gabime dhe është rrëzuar herë pas here, por ka ditur të ngrihet sërish.

Në përfundim, ai deklaroi se Partia Demokratike do të vazhdojë betejën politike pa u dorëzuar, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një mision për rikthimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe shpresës për qytetarët shqiptarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related