Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kreu i Partisë Demokratike u prit jashtë ambienteve të SPAK nga disa deputetë demokratë dhe një numër simpatizantësh. Pas përmbushjes së detyrimit ligjor, Berisha dha një deklaratë për mediat.
Paraqitja e sotme vjen në kuadër të respektimit periodik të masës së sigurisë, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.
