Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Siç parashikon procedura, duke qenë se është e hëna e tretë e muajit, Berisha duhet të paraqitet personalisht në gjykatë. Ai po hetohet në kuadër të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Masa e sigurisë vijon të mbetet në fuqi, ndërsa hetimet për këtë çështje po vazhdojnë nga organet e drejtësisë.
