Takimi me demokratët në Lezhë, Salianji: Nuk do ndalim asnjë moment drejt rrugës për ta bërë PD-në fituese

Data

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar me demokratët në qytetin e Lezhës, duke falënderuar pjesëmarrësit për mbështetjen dhe angazhimin e treguar.

Salianji e cilësoi takimin si madhështor dhe plot energji, duke theksuar se kjo frymë përbën një shtysë të fortë për vijimin e aksionit politik në mbarë vendin. Ai u shpreh i vendosur se nuk do të ketë ndalesa në rrugën drejt forcimit dhe rikthimit të Partisë Demokratike si forcë fituese.

“Më mirënjohjen më të thellë për demokratët e Lezhës. Ishte një takim madhështor. Nuk do ndalim asnjë moment drejt rrugës pa kthim për ta bërë Partinë Demokratike fituese, fituese, fituese,” shkruan Salianji.

Takimi në Lezhë u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku mbështetësit e PD-së shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar në vijimin e aksionit opozitar dhe në bashkimin e demokratëve për ndryshim politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related