“Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë”/ Bardhi reagon pas akuzave të Ramës: Ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vëlla Olsin

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur reagimit të kryeministrin Rama, i cili ka treguar se në gjyqin për shpifje me demokratin, avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.

Me anë të një postimi në X, Bardhi i ka cilësuar të pavëreteta akuzat e kreut të qeverisë, ndërsa ka ironizuar duke thënë se: “Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!”

Më tej Bardhi shkruan se sipas tij, Rama s’ka kuptuar gjë, dhe se kryeministri duhet të ndajë mendjen se për kë ka shpifur deputeti i PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related