Nga Astrit Avdyli te Lulzim Berisha dhe vëllezërit Hoxhosmani, kush janë 33 të burgosurit “VIP” të transferuar nga Burgu i Durrësit

Data

Janë publikuar emrat e 33 të burgosurve që janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt burgjeve të sigurisë së lartë në Fier dhe Peqin, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë. Mes tyre ndodhen edhe emra të njohur të botës së krimit, si Lulzim Berisha dhe Astrit Avdyli, të konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vendimi për transferimin u mor pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë në sistemin penitenciar. Burime zyrtare sqarojnë se ky operacion nuk ka lidhje me zyrtarë apo persona të arrestuar për korrupsion, por vetëm me të dënuar ose të paraburgosur të profilit të lartë kriminal.

Pas ngjarjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezulloi nga detyra 12 zyrtarë, përfshirë drejtues të institucionit, shefa policie dhe përfaqësues të shërbimit shëndetësor. Gjithashtu, drejtori i paraburgimit të Durrësit u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.

Sipas sqarimit zyrtar, Altin Ndoci ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë shoqërimit nga punonjësit e Policisë së Burgjeve kërkoi të shkonte në tualet. Në atë moment, ai ka kundërshtuar dhe goditur efektivët, duke arritur të largohet.

Lista e 33 të burgosurve të transferuar:

  1. Agim Gjini – Fier
  2. Lulëzim Selimi – Fier
  3. Algert Rrapi – Peqin
  4. Enea Kume – Peqin
  5. Elvis Ndreca – Peqin
  6. Dhimitër Nina – Fier
  7. Endri Seiti – Peqin
  8. Aldi Zonja – Fier
  9. Erind Lasku – Peqin
  10. Artur Hoxhosmani – Fier
  11. Artion Çaushllari (Gjika) – Peqin
  12. Armando Ndreca – Fier
  13. Armand Marvataj – Peqin
  14. Astrit Avdyli (Balliu) – Fier
  15. Samuel Alfonso Moreno Serrano – Peqin
  16. Braniol Liço (Ago) – Fier
  17. Orges Molla – Peqin
  18. Dorian Beu – Fier
  19. Lulzim Berisha – Peqin
  20. Emirjan Beu – Fier
  21. Juxhin Koka – Peqin
  22. Enkeli Kërtalli – Fier
  23. Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques – Peqin
  24. Skënder Sufaj – Fier
  25. Gëzim Thartori – Peqin
  26. Ismail Zeneli – Fier
  27. Geis Sejfullai – Peqin
  28. Klajdi Merkaj – Fier
  29. Ervin Zeqiri – Peqin
  30. Klevis Hoxhosmani – Fier
  31. Morel Kërtalli – Fier
  32. Maksim Ndoci – Fier
  33. Saimir Bilaçaj – Fier

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për arratisjen vijojnë dhe se do të ndërmerren masa të mëtejshme për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related