Skandal pas skandali: Arjola Xoxa dhe Leandro Skuteri në qendër të denoncimeve për skema të dyshuara mashtrimi

Data

Denoncuesit pretendojnë për një skemë të organizuar mashtrimi përmes zyrash kontabiliteti dhe subjektesh private, me dëme financiare që kapin mbi 1 milion euro

Denoncimet ndaj Arjola Xoxës dhe Leandro Skuterit vijojnë të shtohen, ndërsa redaksia jonë ka administruar dëshmi të reja dhe të përsëritura nga persona të ndryshëm, të cilët pretendojnë se kanë rënë viktimë e skemave të dyshuara mashtruese, të ndërtuara për përfitime financiare në shkallë të gjerë.

Sipas denoncuesve, skema dyshohet se është operuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar, përmes një zyre kontabiliteti dhe subjektesh tregtare të lidhura, ku viktimave u janë premtuar tendera publikë, ndërmjetësime financiare dhe ndikim institucional, kundrejt pagesave paraprake me vlera të konsiderueshme.

Denoncuesit pretendojnë se:

  • u është kërkuar dorëzimi i shumave të mëdha në cash
  • pagesat janë justifikuar si “ndërhyrje”, “rregullime procedurash” apo “formalizime financiare”
  • pas pagesave, proceset janë zvarritur ose komunikimi është ndërprerë plotësisht

Sipas përllogaritjeve të bëra nga vetë denoncuesit, dëmi financiar i pretenduar kap shifrën mbi 1 milion euro, duke përfshirë pagesa të kryera nga disa persona në raste të ndara, por me mënyrë veprimi të njëjtë dhe të përsëritur.

Në qendër të këtyre pretendimeve përmenden Arjola Xoxa dhe Leandro Skuteri, të cilët, sipas dëshmive të administruara, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur role të ndara për të krijuar besueshmëri dhe garanci të rreme ndaj viktimave.

Redaksia, për arsye sigurie dhe në respekt të anonimatit, po publikon vetëm inicialet e disa prej denoncuesve, të cilët kanë dorëzuar dëshmi dhe materiale pranë saj:

  • I. T.
  • K. D.
  • M. L.

Redaksia thekson se disponon edhe denoncime të tjera, të cilat do të bëhen publike vetëm pas verifikimeve shtesë dhe konsultimeve ligjore.

Redaksia ka verifikuar gjithashtu se Leandro Skuteri rezulton i lidhur si ortak ose administrator në disa shoqëri tregtare, të dhëna këto publike dhe të verifikueshme, të cilat, sipas denoncuesve, dyshohet se janë përdorur për të krijuar fasadë ligjore dhe mbulim formal për veprimet e pretenduara.

Theksojmë se:

  • këto janë pretendime të denoncuesve
  • personat e përmendur nuk janë shpallur fajtorë
  • zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë
  • e drejta e përgjigjes mbetet e hapur

Dokumentet, komunikimet dhe materialet e administruara nga redaksia janë në proces verifikimi dhe, në rast interesi institucional, janë të gatshme t’u vihen në dispozicion organeve kompetente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related