Lezha në këmbë për Salianjin, demokratët e presin me entuziazëm dhe mesazh bashkimi

Data

Demokratët e Lezhës pritën me emocione të forta dhe energji të jashtëzakonshme ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë foltores së radhës të zhvilluar në Pallatin e Kulturës.

Salla u mbush me mbështetës që e pritën Salianjin me brohoritje dhe duartrokitje, duke reflektuar entuziazmin dhe shpresën për ndryshim brenda Partisë Demokratike dhe në skenën politike të vendit. Pjesëmarrësit shprehën mbështetje për angazhimin e tij politik dhe për nevojën e një force opozitare më të bashkuar dhe më përfaqësuese.

Në fjalën e tij, Salianji theksoi se takimet me demokratët do të vijojnë pa ndërprerje në çdo qytet të Shqipërisë, si pjesë e një procesi mobilizimi dhe reflektimi politik. Ai nënvizoi se vetëm përmes bashkimit, energjisë së bazës dhe përfshirjes së të gjithë demokratëve mund të arrihet ndryshimi i shumëpritur dhe rikthimi i PD-së si forcë fituese.

Takimi në Lezhë u shoqërua me mesazhe vendosmërie dhe bashkimi, duke u kthyer në një tjetër sinjal se brenda demokratëve ekziston një energji e fortë për ringritje dhe përballje politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related