Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur te një nga periudhat më të errëta të historisë së tranzicionit shqiptar, kriza e vitit 1997, gjatë foltores së zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ai pranoi se gabimet e PD-së lidhur me firmat piramidale çuan në përplasje dhe destabilizim të rëndë të vendit, por theksoi se mënyra se si u përball kjo krizë ishte arsyeja pse PD arriti të ringrihej politikisht.
Berisha kujtoi se në vitet e para të demokracisë, Shqipëria po ndërtonte një rend të ri pa përvojë dhe pa njohuritë e nevojshme institucionale. Sipas tij, vullneti ishte ai që e mbajti vendin në këmbë, edhe në momente tepër të vështira. Ai pranoi se viti 1997 ishte një goditje e rëndë për Shqipërinë dhe për PD-në, duke sjellë kaos dhe përplasje civile, por nënvizoi se partia nuk u zhduk, siç mendonin kundërshtarët e saj.
Sipas Berishës, arsyeja kryesore pse PD rifitoi mbështetje të gjerë pas kësaj periudhe ishte fakti se qeveria e asaj kohe nuk përdori paratë e qytetarëve që nuk kishin investuar në skemat piramidale për të mbuluar humbjet e të tjerëve. Ai theksoi se kjo ishte një zgjedhje e drejtë morale dhe politike, e cila i dha besueshmëri PD-së në sytë e qytetarëve.
Berisha theksoi se PD u ringrit sepse pranoi gabimin, u përpoq ta korrigjonte dhe u mbështet te e vërteta përballë qytetar
