Bushati: SPAK tregoi se deri në ç’pikë duhet të godasë, politikanët s’preken

Data

Analisti Andi Bushati, thotë se nga operacioni për goditjen e bandave kriminale në qytetin e Elbasanit, ende nuk ka një informacion për të ditur më shumë rreth urdhër- arresteve të lëshuara, përfshirë dhe ato për gazetarët.

Bushati tha se SPAK merret me largimin e vëmendjes, sa kohë që nuk rend pas politikanëve, shkelësit e vërtetë të ligjit.

Sipas Bushatit, logjika e SPAK, të çon të mendosh se korruptohen gazetarët për llogari të informacioneve të rreme për bandat, ndërsa politikan del e ‘pastër’. Kjo për Bushatin, tregon qasjen e Prokurorisë së Posaçme për të goditur deri aty ku i lejohet, pa prekur politikanët.

Nuk dimë për çfarë i kanë thirrur gazetarët dhe çfarë i kanë bërë arrestimet. S’ka informacion zyrtar nga SPAK. Nuk dimë akuzat për kolegët tani, po marr më të rëndën, maksimumi që mund të bëjë një gazetar, të japë informacione të rreme në favor të bandave.

Nëse ne kemi këtë standard të drejtësisë, që japim info të rreme, merret SPAK, mendo çdo kishte bërë më të tjerët. Ata janë vrima e fundit. Është që një komunitet lokal, një qytet ku u korruptokan gazetarë e njerëz të drejtësisë, vetëm politikanë jo. Tani hyjmë të fabula e peshqeve të vegjël e të mëdhnej.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related