Takim me demokratët / Salianji: Shihemi sonte në Lezhë, takimi në orën 18:00 te Pallati i Kulturës

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të zhvillojë këtë të diel një takim me strukturat dhe mbështetësit demokratë në qytetin e Lezhës.

Takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës dhe pritet të nisë në orën 18:00. Përmes një mesazhi publik, Salianji u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë masivisht në këtë aktivitet.

“Shihemi sonte në Lezhë, në orën 18:00, te Pallati i Kulturës”, ka deklaruar ai.

Ky takim vjen në kuadër të turit të tij të takimeve me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, ku Salianji ka theksuar vazhdimisht nevojën për hapje, bashkim dhe rikthimin e PD-së si një forcë politike fituese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related