“Jo si gruaja e Bilalit”, plasin memet në rrjet: 1 milion shqiptarë për 1 miliardë dollarë për Edit

Data

Rrjetet sociale janë mbushur me meme dhe reagime ironike pas publikimit të ftesës për përfshirjen e Shqipërisë në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”.

Në qendër të ironive është kryeministri Edi Rama dhe reagimi i tij publik, i cili ka nxitur një valë humori politik në rrjet. Në postime dhe meme të shumta, përdoruesit ironizojnë entuziazmin e Ramës, duke hedhur ide satirike për mbledhje fondesh nga qytetarët.

Në disa meme sugjerohet, në mënyrë ironike, që 1 milion shqiptarë të kontribuojnë nga 1000 dollarë secili për të mbledhur 1 miliard dollarë, në mënyrë që kryeministri të paraqitet “dinjitozisht” në skenën ndërkombëtare.

Postimet shoqërohen me krahasime dhe shprehje satirike, tipike për gjuhën e rrjeteve sociale, pa ndonjë thirrje reale apo iniciativë konkrete. Humori politik dhe ironia janë bërë mjeti kryesor i reagimit të qytetarëve online ndaj zhvillimeve të fundit politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related