EMRI/ I armatosur me pistoletë Glock në shëtitoren e plazhit, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Data

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Durrës, pas arrestimit të një të riu që qarkullonte i armatosur në zonën e plazhit.

Gjatë operacionit policor të koduar “PURPOSE”, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me efektivë nga Kavaja, kanë arrestuar në flagrancë Çim Kazazi, 24 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu lëvizte me motomjet në shëtitoren e plazhit, i armatosur me armë zjarri pistoletë Glock dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit fizik, arma dhe municioni u gjetën të fshehura në sediljen e motomjetit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pasagjeri 24-vjeçar, shtetasi F. M., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasi ndodhej në motomjet në momentin e ndalimit.

Policia kishte siguruar më herët informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte i armatosur drejt Durrësit, çka çoi në organizimin e menjëhershëm të operacionit dhe ndalimin e tij në lagjen nr. 13, në zonën e shëtitores së plazhit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes së armatosur të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale janë referuar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related