SHBA nuk ka pezulluar vizat, por lejet e qëndrimit për punë / Rama: Dezinformim i qëllimshëm, nuk ka lidhje me çfarë u tha

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmet e përhapura gjatë ditëve të fundit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dezinformuese.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se SHBA nuk ka pezulluar vizat për shqiptarët, por ka vendosur një pezullim të përkohshëm për lejet e qëndrimit për punë për 75 vende të botës, mes tyre edhe disa vende të Ballkanit.

Sipas tij, ky vendim lidhet me politikën e re amerikane për emigracionin dhe me abuzimet e konstatuara, ku persona kanë hyrë në SHBA me viza turistike ose biznesi dhe më pas kanë qëndruar për të punuar, duke mos respektuar afatet ligjore.

“Kjo është diçka krejt normale në linjën e politikës së re të emigracionit dhe nuk ka asnjë lidhje me ndalimin e vizave për Shqipërinë. Kush thotë të kundërtën po dezinformon dhe po çorodit opinionin publik”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se pretendimet për ndalim vizash janë të rreme dhe se nuk ekziston asnjë vendim i tillë nga administrata amerikane ndaj Shqipërisë, duke akuzuar kritikët për përhapje paniku dhe keqinformimi të qëllimshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related