Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ditës së 46-të të protestave kundër qeverisë.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë me fjalime dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa kryesore e pjesëmarrësve mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe e qeverisë së tij.
Protestuesit kanë deklaruar se do ta vijojnë lëvizjen qytetare deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimet zhvillohen çdo ditë në qendër të Tiranës.
