“PD në ofensivë për 11 Majin”/ Kryesia e Zgjeruar në Vlorë analizon terrenin, fokus te baza dhe riorganizimi

Data

Është zhvilluar sot mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe Koordinatorit për Mbikëqyrjen e Procesit Zgjedhor, Aurel Bylykbashi.

Në qendër të diskutimeve ishte analiza politike dhe organizative e strukturave të PD-së në të gjitha njësitë e qarkut Vlorë, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025. U evidentuan problematikat kryesore, sfidat në terren dhe potencialet që partia ka për forcimin e strukturave dhe rritjen e mbështetjes qytetare.

Gjatë mbledhjes u theksua nevoja për riorganizim nga baza, rritje të angazhimit politik dhe koordinim më të fortë mes strukturave vendore dhe qendrore, me synimin për të përballuar procesin zgjedhor me një parti më të bashkuar dhe funksionale.

Po ashtu, u shqyrtuan propozimet e ardhura nga anëtarësia për kandidaturat për Kryetar të Degës së PD Vlorë, si pjesë e procesit të demokracisë së brendshme dhe përfshirjes aktive të bazës në vendimmarrje.

Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra, së bashku me Aurel Bylykbashi, prezantuan raportin përmbledhës të analizës politike dhe organizative, të hartuar sipas udhëzimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se objektivi kryesor mbetet forcimi i partisë dhe përgatitja serioze për betejën zgjedhore të vitit 2025.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related