Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen “kokë më kokë”, 4 të plagosur në Maqellarë–Peshkopi

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Peshkopi për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë dhe pritet të dërgohen me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i mjeteve është bllokuar përkohësisht, ndërsa po kryhen veprimet procedurale.

Hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related