KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Ornela Rrumbullaku.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të paraqitur nga Rrumbullaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas vendimit të shpallur, çështja i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit nr. 792, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili kishte vendosur shkarkimin e saj nga detyra.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin e Ornela Rrumbullakut.

Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related