Xhelal Mziu fiton gjyqin për shpifje ndaj Agron Malajt, GJKKO pushon çështjen

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen penale të ngritur për shpifje nga deputeti socialist Agron Malaj ndaj deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila konstatoi se viktima akuzuese nuk u paraqit në seancën gjyqësore, ndërsa edhe avokatja e tij mungoi pa shkaqe të arsyeshme. Për këto arsye, gjykata vendosi pushimin e gjykimit.

Sipas vendimit, kallëzimi penal ishte depozituar më 5 qershor 2025 nga Agron Malaj, i cili akuzonte Xhelal Mziun për veprën penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht. Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vlerësoi se mungesa e viktimës akuzuese dhe e mbrojtëses së zgjedhur personalisht prej tij përbën shkak ligjor për pushimin e procesit.

Gjykata vendosi:

– Pushimin e gjykimit të çështjes penale ndaj Xhelal Mziut për veprën penale të shpifjes, për shkak të mosparaqitjes së viktimës akuzuese dhe avokatit të saj, pa shkaqe të justifikuara.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related