Arratisja e Altin Ndocit, hetim i thelluar mbi rrjetin e bashkëpunëtorëve: në sitë takimet e 6 muajve të fundit

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, një ngjarje që ka vënë në lëvizje një hetim të gjerë mbi mënyrën e organizimit dhe personat e përfshirë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohen të gjithë individët që kanë pasur kontakte dhe takime me Ndocin gjatë gjashtë muajve të fundit në Burgun e Durrësit. Hetimet janë përqendruar te dyshimet se disa prej këtyre personave mund të kenë qenë pjesë aktive e organizimit të planit të arratisjes.

Autoritetet po analizojnë tabulatet telefonike të familjarëve dhe të personave që e kanë takuar në burg, për të zbuluar komunikime të mundshme që lidhen me përgatitjen e largimit të tij nga spitali. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se arratisja ka qenë e mirëplanifikuar dhe jo spontane.

Sipas hetimit, Ndoci është shoqëruar drejt spitalit pa pranga nga vetëm dy punonjës të Policisë së Burgjeve, ndërkohë që protokollet e sigurisë parashikojnë shoqërimin nga katër efektivë për persona me rrezikshmëri të lartë. Ky devijim nga procedurat standarde po konsiderohet si një nga pikat kyçe të hetimit.

Organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur rolin e secilit person të përfshirë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale, ndërsa hetimi pritet të zgjerohet edhe në radhët e stafit që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të paraburgosurin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related