GJKKO kërkon ndryshim të Kodit Penal për afatet e paraburgimit, ja çfarë synon nisma

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar zyrtarisht ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin që rregullon afatet e paraburgimit.

Sipas arsyetimit të paraqitur, aktualisht në dosjet me disa të pandehur ndodh që, nëse njëri prej tyre zvarrit procesin gjyqësor në mënyrë abuzive, gjykata është e detyruar të pezullojë automatikisht afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit, pavarësisht se vetëm njëri është shkaktar i vonesave.

GJKKO kërkon që ky mekanizëm të ndryshojë dhe pezullimi i afateve të paraburgimit të aplikohet vetëm për personin që gjykata vlerëson se po abuzon me procesin, dhe jo për të gjithë të bashkëpandehurit në të njëjtën çështje.

Sipas nismës, pezullimi lidhet vetëm me mënyrën e llogaritjes së ditëve të paraburgimit. Aktualisht, për çdo ditë paraburgimi llogariten 1.5 ditë vuajtje dënimi në fund të procesit. Në rastet e abuzimit me zvarritjen e gjykimit, GJKKO kërkon që kjo përllogaritje të mos zbatohet për personin përgjegjës për vonesën, duke u numëruar vetëm një ditë reale paraburgim.

Qëllimi i këtij ndryshimi është të shmangë përfitimet e padrejta nga zvarritja e qëllimshme e proceseve gjyqësore dhe të garantojë trajtim të drejtë për të pandehurit që nuk janë shkaktarë të vonesave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related