“Familja ime është vijë e kuqe” – Berisha sfidon SPAK-un, Gjikondi: Pasuritë e tij dhe të fëmijëve po hetohen

Data

Sali Berisha ka reaguar ndaj hetimeve që lidhen me financimet dhe pasuritë e tij, duke u shfaqur i qetë për verifikimet mbi fondet që shoqëruan rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë furnizuar Prokurorinë e Posaçme me informacione mbi bizneset që e kanë mbështetur financiarisht.

Megjithatë, Berisha vendosi një kufi të prerë, duke e cilësuar si “vijë të kuqe” çdo përpjekje për të hetuar pasuritë e fëmijëve të tij. Ai paralajmëroi se drejtësia nuk duhet të shkojë më tej në këtë drejtim.

E ftuar në një emision televiziv, juristja Brizida Gjikondi deklaroi se hetimi i pasurisë është pjesë e dosjes “Partizani” dhe se organet e drejtësisë kanë indicie konkrete. Sipas saj, pasuritë e Berishës, si dhe ato të vajzës dhe djalit të tij, po i nënshtrohen verifikimeve të detajuara nga prokuroria.

Gjikondi komentoi edhe situatën brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se Gazment Bardhi nuk synon të marrë drejtimin e saj. Ajo e përshkroi PD-në si një “tokë të djegur”, ku nuk ka më asgjë për t’u trashëguar politikisht.

Sipas saj, Berisha mbart një sërë përgjegjësish dhe skandalesh të së shkuarës, duke përmendur ngjarje si 21 Janari, Gërdeci dhe çështja “Partizani”, të cilat vazhdojnë ta ndjekin dhe të rëndojnë pozicionin e tij politik dhe ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related