“Do të ketë probleme”/ Donald Trump kërcënon kryeministrin e Groenlandës: Nuk e di kush është, por s’jam dakord me të

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Groenlandës, i cili një ditë më parë theksoi se ishulli autonom dëshiron të mbetet pjesë e Danimarkës dhe nuk ka interes të kalojë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetarët për këtë qëndrim, Trump u shpreh me tone përçmuese:

“Nuk jam dakord me atë që tha. Nuk e di kush është, nuk di asgjë për të, por kjo do të jetë një problem i madh për të”, deklaroi presidenti amerikan.

Këto komente kanë rritur më tej tensionet diplomatike rreth Groenlandës, një territor strategjik në Arktik për shkak të pozicionit gjeografik dhe burimeve natyrore. Trump ka shfaqur prej vitesh interes për ishullin, duke mos e fshehur ambicien që Shtetet e Bashkuara të kenë kontroll më të madh mbi të.

Ndërkohë, sot pritet që ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës të zhvillojnë bisedime në Uashington me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë nënpresidentin J.D. Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio, me synim uljen e tensioneve dhe sqarimin e qëndrimeve.

Sipas analizave diplomatike në Evropë, qëllimi i Trump për Groenlandën nuk lidhet vetëm me sigurinë apo burimet natyrore. Disa diplomatë evropianë mendojnë se presidenti amerikan synon një fitore simbolike historike, duke u paraqitur si lideri që “zgjeroi” territorin e Shteteve të Bashkuara edhe në aspekt gjeografik.

Debati për Groenlandën vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related