Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, është pyetur mbi faktin se përse opozita nuk ka folur asnjëherë për çështjen e Sazanit dhe Zvërnecit të cilat mund t’i jepen kompanisë së drejtuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, për të cilën ka patur artikuj të shumtë në mediat ndërkombëtare, madje tashmë ka nisur edhe një hetim nga Senati
Noka deklaroi se PD nuk mund të flasë kundër biznesit dhe nuk mund të jetë kundër investimeve. Më tej ai shtoi se dhëndri i Trump është investitor strategjik, si dhe një partner strategjik.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Në SHBA ka nisur një hetim nga Senati për dhëndrin e Donald Trump dhe investimet e Affinity Partners, në vende të huaja, përshirë edhe Shqipërisë ku është folur për një projekt në Sazan dhe Zvërnec. Pse nuk flet opozita për këtë çështje? Nuk jeni të shqetësuar për pronat publike në këtë rast? Keni hallin se vjen Trumpi në pushtet dhe mendoni se i heq non-gratën doktorit?
