Vinçi bie mbi trenin me pasagjerë, 19 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Data

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren pasagjerësh në lëvizje në verilindje të Tajlandës.

Sipas autoriteteve, vinçi goditi një nga vagonët e trenit, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe përfshirjen nga flakët të disa vagonëve. Në tren ndodheshin 195 pasagjerë, ndërsa ai ishte në udhëtim drejt provincës Ubon Ratchathani.

Ministri i Transportit njoftoi se është urdhëruar nisja e një hetimi urgjent, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonë. Ekipet e emergjencës po punojnë për nxjerrjen e të plagosurve dhe sigurimin e zonës.

Ngjarja ndodhi në distriktin Sikhio të provincës Nakhon Ratchasima, rreth 230 kilometra në verilindje të Bangkokut. Vinçi po përdorej në punimet për një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Autoritetet po hetojnë nëse shkaku lidhet me defekt teknik, gabim njerëzor apo shkelje të rregullave të sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related