Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, ku maksimalet pritet të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë përkohësisht në shikueshmëri.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, nga 1 deri në 2 ballë.
