“Gjej vrimën e miut”/ Berisha paralajmëron Ramën: Nëse pengon drejtësinë, do të kesh fatin e Enver Hoxhës

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar ndjeshëm gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, ku e akuzoi atë për kapje të shtetit dhe përpjekje për të penguar drejtësinë.

Berisha e cilësoi Ramën si “kriminelin më të rrezikshëm” në krye të shtetit, duke e akuzuar se po përdor pushtetin dhe imunitetin politik për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në afera korruptive, mes tyre edhe zv/kryeministren Belinda Balluku dhe drejtuesen e AKSHI-t.

“Sot del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë se nuk i njeh vendimet e drejtësisë. Thotë se do të përdorë imunitetin për të mbrojtur Lubitë dhe Lindat e tij”, u shpreh Berisha.

Ai paralajmëroi Ramën se çdo tentativë për të bllokuar drejtësinë do të ketë pasoja të rënda politike dhe historike.

“Po pengove drejtësinë, do të kesh fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës. Beson se do të përdorësh imunitetin për të shpëtuar? Gjej vrimën e miut. Kurrë nuk do ta pranojmë”, deklaroi Berisha.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së akuzoi qeverinë për vjedhje, për keqmenaxhim të shëndetësisë dhe arsimit, paga dhe pensione të ulëta, si dhe për pasurim personal në kurriz të qytetarëve.

“U thotë shqiptarëve: ‘Ju kam vjedhur dhe nuk keni ç’të bëni’. Nga Lezha po e them qartë: kjo nuk do të pranohet kurrë”, përfundoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related