“Strategjia e opozitës është largimi i Ramës”/ Berisha: Opozita ka mbështetje të fuqishme ndërkombëtare

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se objektivi kryesor i opozitës mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Gjatë një deklarate nga selia blu, i pyetur nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat e opozitës shqiptare, Berisha u shpreh se opozita gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare, veçanërisht në betejën kundër korrupsionit.

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit mbështetet nga e gjithë bota demokratike, ndërsa kryeministri Rama, siç u shpreh Berisha, përfaqëson modelin e një drejtimi të lidhur me afera dhe interesa klienteliste.

“Opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare. Janë miratuar shtatë rezoluta ndërkombëtare që dëshmojnë këtë mbështetje”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se strategjia e opozitës është e qartë dhe e fokusuar në ndryshimin politik, duke e konsideruar largimin e Ramës si kusht thelbësor për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related