Përdorte identitet shqiptar, arrestohet trafikanti i drogës në kërkim nga Interpoli

Data

Një trafikant i rrezikshëm droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar më 9 janar 2026 në qytetin Santa Marta të Kolumbisë, në kuadër të një operacioni të koordinuar ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Ntominik Gioel, i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare me kërkesë të drejtësisë spanjolle. Sipas autoriteteve të Spanjës, Gioel ishte një nga koordinatorët kryesorë të dërgesave të drogës drejt Europës, kryesisht në territorin spanjoll.

Hetimet kanë zbuluar se ai përdorte disa identitete të rreme, përfshirë dokumente shqiptare, greke, spanjolle dhe belge, si edhe dokumente të siguruara në mënyrë të paligjshme për qëndrimin në Kolumbi. Në sistemet e emigracionit dhe të policisë, ai figuron i regjistruar si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Mediat e huaja raportojnë se Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe për përfshirje në një organizatë kriminale që vepronte në disa shtete. Arrestimi i tij u bë i mundur pas gjashtë muajsh hetime intensive dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, të cilat çuan në lokalizimin dhe ndalimin e tij në territorin kolumbian.

Autoritetet pritet të vijojnë me procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related