SHBA-ja njofton sulme “në shkallë të gjerë” kundër Shtetit Islamik në Siri

Data

Shtetet e Bashkuara, së bashku me forcat aleate, kanë kryer sulme ajrore “në shkallë të gjerë” kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në territorin sirian. Lajmi u bë i ditur nga ushtria amerikane, e cila theksoi se operacioni ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit të muajit të kaluar në Palmira, ku u vranë tre shtetas amerikanë.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se dhjetëra sulme ajrore u kryen gjatë së shtunës, duke pasur në shënjestër objektiva të IS-it në Siri. Sipas njoftimit, goditjet u zhvilluan në disa zona, kryesisht rurale, megjithëse vendndodhjet e sakta nuk u specifikuan.

Pamjet ajrore të publikuara tregojnë shpërthime të njëpasnjëshme, që sipas ushtrisë amerikane janë pjesë e një operacioni të gjerë për të goditur strukturat dhe kapacitetet e mbetura të IS-it. Në operacion janë përfshirë edhe forcat ajrore të Jordanisë, të cilat kanë kryer sulme ndaj disa objektivave brenda territorit sirian.

Sulmet vijnë pas atentatit të 13 dhjetorit në Palmira, ku dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil humbën jetën pas një pritë të organizuar nga një militant i IS-it. Autoritetet siriane kishin deklaruar më herët se sulmuesi ishte pjesë e forcave të sigurisë, ndaj të cilit ishin nisur procedura disiplinore për ekstremizëm.

Zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se operacionet kundër IS-it do të vijojnë, duke theksuar se grupi ekstremist, megjithëse i mposhtur territorialisht vite më parë, vazhdon të ketë prani dhe të përbëjë kërcënim në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë kryer edhe më herët sulme të ngjashme, ndërsa në fillim të janarit edhe Britania dhe Franca njoftuan për goditje të përbashkëta ndaj objekteve që dyshohet se përdoreshin nga IS-i për ruajtjen e armëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related