Reshje të dendura bore bllokojnë aksin Krujë–Qafë Shtamë, disa fshatra mbeten të izoluar

Data

Reshjet intensive të dëborës gjatë orëve të natës në Malësinë e Krujës kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor. Trashësia e borës ka arritur mbi 25 centimetra, duke bërë që aksi rrugor Krujë–Qafë Shtamë të bllokohet plotësisht.

Si pasojë e situatës, disa fshatra të zonës kanë mbetur të izoluar, ndërsa lëvizja e mjeteve është e pamundur. Autoritetet lokale janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe kanë paralajmëruar ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese për hapjen e rrugës, sapo kushtet atmosferike ta lejojnë.

Deri më tani nuk raportohen emergjenca të tjera apo probleme me furnizimin bazë, ndërsa banorëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të motit të keq. Situata pritet të përmirësohet me ndalimin e reshjeve dhe ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related