PS i përgjigjet Berishës: Reformat Zgjedhore dhe Territoriale vijojnë, s’kemi kohë për të humbur

Data

Një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e cilësoi Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale si “iluzion”, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë të qartë se puna për këto reforma do të vazhdojë pa ndërprerje.

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se dy Komisionet e Posaçme – ai për Reformën Zgjedhore dhe ai për Reformën Territoriale – do të vijojnë punën sipas axhendës së përcaktuar. Sipas socialistëve, procesi nuk mund të vonohet më, pasi “nuk ka kohë për të humbur”.

Qëndrimi i PS vjen pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të ndërprerë bashkëpunimin me mazhorancën, pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ndërkohë, demokratët kanë paralajmëruar protesta dhe kanë përjashtuar pjesëmarrjen në çdo tryezë dialogu për reformat.

Një ditë më parë, Berisha deklaroi se çdo negociatë për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale është e pavlefshme, duke theksuar se, sipas tij, e vetmja rrugë për opozitën është protesta për largimin e qeverisë nga pushteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related