“Drejtësia do të shkojë te Rama”, Ndoka: Vetëm ndërkombëtarët dhe SPAK mund ta rrëzojnë

Data

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama mund të largohet nga pushteti vetëm përmes ndërhyrjes së drejtësisë dhe presionit ndërkombëtar. I ftuar në një studio televizive, Ndoka u shpreh se sistemi aktual zgjedhor është ndërtuar në mënyrë të tillë që favorizon qeverinë dhe dëmton opozitën.

Sipas tij, Kodi Zgjedhor është projektuar qëllimisht për të fragmentarizuar të djathtën dhe për të pamundësuar një bashkim real opozitar. Ndoka theksoi se me një sistem tjetër zgjedhor, forcat e djathta do të ishin më të bashkuara dhe më konkurruese përballë mazhorancës.

“Opozita sot pret një goditje ndaj Ramës. Kjo goditje mund të vijë vetëm nga ndërkombëtarët ose nga drejtësia, për çështjet që ka”, u shpreh Ndoka.

Ai shtoi se ndaj kryeministrit ekzistojnë disa dosje të hapura dhe se është vetëm çështje kohe që drejtësia të veprojë. “Pa diskutim që drejtësia do të shkojë te Rama. Ai ka disa dosje të hapura dhe opozita pret pikërisht këtë moment. Kur kjo të ndodhë, opozita do të reagojë me ngarkesë të plotë dhe do të jetë e hapur edhe për bashkëpunime më të gjera politike”, përfundoi Ndoka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related