Reshje dëbore në Rrugën e Kombit, autoritetet apel për kujdes të shtuar: Përdorni goma dimërore

Data

Mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kombit janë regjistruar reshje dëbore, të cilat aktualisht kanë pushuar. Sipas kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit, qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë incident rrugor.

Autoritetet bëjnë me dije se rruga është e pastër dhe e kalueshme në të gjithë gjatësinë e saj, në të dyja drejtimet e lëvizjes. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe në segmentet me lartësi të mëdha. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Deri në këto momente nuk raportohet për reshje të reja bore dhe qarkullimi vijon normalisht, por kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related