Ngjarje e rëndë te Rruga e Arbrit, qytetarët parandalojnë një akt ekstrem pranë urës së Vashës

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë urës së Vashës, ku një i ri u gjend në një situatë rreziku serioz për jetën.

Sipas raportimeve, ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve që ndodheshin rastësisht në zonë ka qenë vendimtare për shmangien e pasojave të rënda. Falë reagimit të tyre, i riu u vu në siguri dhe ngjarja u mbyll pa pasoja fatale.

Dëshmitarët bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërsa veprimi i qytetarëve ka qenë kyç për parandalimin e tragjedisë.

Rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë situatë mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë më tej ngjarjen. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related