Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të hetimeve që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas informacioneve, kontrollet kanë të bëjnë kryesisht me procedurat e tenderimit për disa lote të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës. SPAK po heton dyshime për shkelje ligjore në zhvillimin e këtyre procedurave.
Kujtohet se Prokuroria e Posaçme ka depozituar pranë Kuvendit një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim vijimin e procedurave hetimore ndaj saj.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa priten veprime të mëtejshme nga ana e SPAK dhe institucioneve përkatëse.
