Përmbytjet në vend/ Ambasada amerikane në Shqipëri u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet në disa zona të vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada informon se po monitoron nga afër situatën dhe u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas njoftimit, disa zona në Shqipëri janë aktualisht nën urdhër evakuimi, ndërsa theksohet se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim. Ambasada paralajmëron gjithashtu se reshjet e shiut mund të sjellin mbyllje rrugësh si pasojë e përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Autoritetet amerikane këshillojnë qytetarët të ndjekin udhëzimet e institucioneve lokale dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura nga moti i keq.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related