Dëbora bllokon automjetet në aksin Librazhd–Peshkopi, mungojnë masat për pastrimin e rrugës

Data

Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme serioze në disa qarqe të vendit, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Situata më problematike paraqitet në aksin Librazhd–Peshkopi, në vendin e njohur si kthesa e Lunikut, ku disa automjete kanë mbetur të bllokuara për shkak të shtresës së dëborës.

Deri në këto momente, nuk raportohet asnjë ndërhyrje për pastrimin apo kriposjen e rrugës, çka ka rritur vështirësitë për drejtuesit e mjeteve dhe ka krijuar rrezik për sigurinë në qarkullim.

Prej tre ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq. Gjatë 48 orëve të para, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa zona, ndërsa gjatë natës situata u përkeqësua me reshje dëbore, veçanërisht në veri dhe juglindje të vendit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e prekura, deri në përmirësimin e kushteve të motit dhe ndërhyrjen e autoriteteve përgjegjëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related