“Reshjet e shiut do të vijojnë edhe në orët në vazhdim”/ IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për përmbytje

Data

Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë vendin edhe këtë të enjte, duke mbajtur të lartë nivelin e rrezikut për përmbytje në disa zona. Përfaqësuesja e Institutit të Gjeoshkencave, Energjinë, Ujin dhe Mjedisin (IGJEUM), Anira Gjoni, bëri me dije se situata hidrologjike mbetet problematike në disa basene lumore.

Sipas saj, reshjet do të vazhdojnë edhe në orët në vijim, me intensitet mesatar deri në të lartë në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Si pasojë, prurjet në lumenjtë Mat, Shkumbin, Erzen, Ishëm dhe Seman do të vijojnë të rriten.

“Vijon rreziku i shtuar për përmbytje në lumenjtë Vjosë, Buna, Drin, si edhe në zonën e Liqenit të Shkodrës. Nga data 9 janar pritet ulje graduale e prurjeve në të gjithë lumenjtë e vendit”, u shpreh Gjoni.

Ajo theksoi gjithashtu se në zonat veriore, lindore dhe juglindore të vendit reshjet do të jenë kryesisht në formën e dëborës, duke zbritur deri në rreth 300 metra mbi nivelin e detit. Për kryeqytetin nuk priten reshje dëbore.

Sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, parashikimet janë:

•Në zonat malore: nga -8 deri në 1 gradë Celsius

•Në zonat e ulëta: nga 1 deri në 8 gradë Celsius

•Në zonat bregdetare: nga 4 deri në 10 gradë Celsius

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe në akset rrugore të prekura nga moti i keq.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related